Trajneri i Ballkanit: I lumtur me fitoren, por duhet të përmirësohemi për ndeshjet tjera

05.03.2021

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani është rikthyer te fitoret në kampionat pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat të ngushtë 2-1. Me këtë fitore, suharekasit janë pozicionuar në pozitën e parë me 48 pikë, duke lënë pas Dritën dhe Prishtinën. Po ashtu me […]

Trajneri i Ballkanit: I lumtur me fitoren, por duhet të përmirësohemi për ndeshjet tjera Foto: Ilustrim

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet në kuadër të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani është rikthyer te fitoret në kampionat pasi ka mposhtur Drenicën me rezultat të ngushtë 2-1.

Me këtë fitore, suharekasit janë pozicionuar në pozitën e parë me 48 pikë, duke lënë pas Dritën dhe Prishtinën.

Po ashtu me këtë fitore ka mbetur i kënaqur edhe trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbit.

Shkëmbi ka theksuar se skuadra që ai drejton kanë pasur raste të shumta, por nuk arritën t’i shfrytëzonin të gjitha.

“Vinim nga humbja prej Llapit dhe na është nevojitur fitorja për t’u kthyer fuqishëm.

Patëm raste të shumta, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim të gjitha”, tha Shkëmbi, që deklaroi se ekipi i tij duhet të përmirësohet ende.

“Nuk ishte aspak e lehtë por jam i lumtur që ia dolëm mbanë. Duhet të përmirësohemi për ndeshjet tjera dhe do të punojmë që të përgatitemi sa më mirë për pjesën e mbetur të kampionatit”, ka thënë Shkëmbi.