Trajneri i Ballkanit, Daja: Ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë, por kemi avantazhin e një goli
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 3:2 në të mirë të Ballkanit. E pas ndeshjes foli edhe trajneri i ekipit nga Suhareka, Ilir Daja. Ai tha se do ta kërkojnë kualifikimin në Ishujt Farore. “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mos të harrojmë që kemi shënuar tre gola….
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me shifrat 3:2 në të mirë të Ballkanit.
E pas ndeshjes foli edhe trajneri i ekipit nga Suhareka, Ilir Daja.
Ai tha se do ta kërkojnë kualifikimin në Ishujt Farore.
“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe mos të harrojmë që kemi shënuar tre gola. Jam i kënaqur me atë që skuadra ime ofroi, mendoj që duhet të ishim pak më të përqendruar në ndërhyrjet e palejueshme”.
“E kuptojmë që do të jetë vështirë në ndeshjen kthyese, por ne shkojmë me avantazhin e një goli”.
“Ajo që na gëzon deri më tash është fakti se kemi qenë superior ndaj çdo kundërshtari”, ka thënë Daja.
Ndeshjen e kthimit kundër Klaskvik Ballkani do ta zhvillojë më datën 11 gusht në stadiumin “Injector Arena”.