Topi i Artë 2019: Votat nga secili shtet, por si votoi Kosova

03.12.2019

Janë publikuar edhe votat nga secili vend në garën për Topin e Artë në të cilën kanë votuar gazetarët. Në një shkrim të AS bëhen të ditur votat nga secili vend. Sa i përket Kosovës, ka votuar gazetari Bajram Shala i RTV21, që mban edhe pozitën e menaxherit te ekipi përfaqësuese A. Ai ka votuar […]

Topi i Artë 2019: Votat nga secili shtet, por si votoi Kosova Foto: Ilustrim

Janë publikuar edhe votat nga secili vend në garën për Topin e Artë në të cilën kanë votuar gazetarët.

Në një shkrim të AS bëhen të ditur votat nga secili vend.

Sa i përket Kosovës, ka votuar gazetari Bajram Shala i RTV21, që mban edhe pozitën e menaxherit te ekipi përfaqësuese A.

Ai ka votuar për me pikë maksimale Lionel Messin, ndërsa pas tij Mohamed Salahun dhe Cristiano Ronaldon.

Dy pozitat e fundit kanë shkuar për Bernardo Silvan dhe Firminon.

Nga Spanja ka votuar, Alfredo Relaño, që pikët maksimale ia ka dhënë Van Dijk, pastaj Ronaldos e Messit, që ishin edhe tre lojtarët më të votuar.

Leo Messi e ka thyer rekordin duke e fituar Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë.