Topalli i FC Ballkanit zbulon të ardhmën në afatin kalimtar të verës!

Po i mungon futbolli, dhe stërvitjet me bashkëlojtarë.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të Ballkanit, Jetmir Topalli, po ushtron për çdo ditë në vendin e tij të lindjes, Kaçanik, duke e mbajtur formën dhe përgatitjen fizike sa më të mirë, duke pritur lajme të mira nga Qeveria e Kosovës, se kur mund të rinisin skuadrat stërvitjet dhe kampionati.

Topalli foli për redaksinë tonë, duke treguar për punën që po e bënë dhe të ardhmen e tij gjatë verës, kurdo që mbyllet ky edicion që është më i gjatë në historinë e futbollit të Kosovës dhe jo vetëm.

“Sa i përket kampionatit se a do të vazhdoj apo jo, kjo varet nga pandemia. Në rast se kampionati përfundon, shpresoj të vendoset me tabelën aktuale, e nëse nuk përfundon, ne jemi mëse të gatshëm ta vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Unë si çdo lojtar jemi tjetër jamë duke ushtruar individualisht me program që na ka dhënë trajneri Ismet Munishi, dhe për fat të mirë timin, këtu ka vend ku të vraposh dhe të bësh aktivitet si me top ashu edhe pa të. Por, mbi të gjitha, po i përmbahemi me përpikëri planit që e ka planfikuar trajneri, tha Topalli i cili shtoi edhe për të ardhmen e tij.

“Sa i përket vetës time, gjatë verës do të shohim se çfarë do të ndodh më pas. Për momentin nuk kam çfarë të shtoj diçka më shumë. Vetëm t’i përmbahemi rregullave që na kanë dhënë institucionet shëndetësore dhe presim që kjo të kaloj sa më shpejtë dhe t’i kthehemi normalitetit”, deklaroi Jetmir Topalli.

RAPORTO