Topalli i FC Ballkanit premton fitmin e trofeve

24.05.2020

Që nga 18 maji të gjitha skuadrat e elitës së futbollit kosovar kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit. Vendimin për vazhdimin e Superligës e mori Ministria e Shëndetësisë, ndërsa FFK-ja vendosi datën 7 qershor si datë të rifillimit të kampionatit. Njëri prej futbollistëve më të mirë të Ballkanit, Jetmir Topalli në një intervistë për […]

Topalli i FC Ballkanit premton fitmin e trofeve Foto: Ilustrim

Që nga 18 maji të gjitha skuadrat e elitës së futbollit kosovar kanë rifilluar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit.

Vendimin për vazhdimin e Superligës e mori Ministria e Shëndetësisë, ndërsa FFK-ja vendosi datën 7 qershor si datë të rifillimit të kampionatit.

Njëri prej futbollistëve më të mirë të Ballkanit, Jetmir Topalli në një intervistë për gazetën “inFokus” ka folur për rifillimin e stërvitjeve në grup, fazën përgatitore, kushtet për vazhdimin e kampionatit, garën për titull si dhe ka dhënë një premtim për tifozët ‘Xhebrailat’.

Topalli ka thënë se stërvitjet po shkojnë gjithçka në rregull, derisa ka shtuar se edhe ai vet është në formë të mirë.

“Stërvitjet janë duke shkuar gjithçka në rregull sipas planit që e ka planifikuar trajneri Ismet Munishi me stafin e tij, gjithashtu edhe unë po ndihem në formë të mirë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu”, tha fillimisht Topalli.

Sulmuesi i Ballkanit thotë se tri javë përgatitjet nuk janë të mjaftueshme.

Nuk mendoj që janë të mjaftueshme 3 javë përgatitje, por kështu janë marr vendimet dhe ne duhet me u përball me to në mënyrë që të përgatitemi sa ma mirë që të jetë e mundur”, u shprehu sulmuesi nga Kaçaniku.

22 vjeçari mendon se nuk ka kushte për vazhdimin e kampionatit, por është gati për gjithçka.

Për mendimi tim kushte për vazhdimin e kampionatit nuk ka, duke parë që gjithçka ka filluar pa protokolle apo gjerat tjera elementare për shëndetin tonë, por mbi të gjitha jemi gati për gjithçka”, deklaroi numri 11 i Ballkanit.