Topalli i Ballkanit i pandalshëm, vrapoi kaq kilometra gjatë ditës së sotme

Pandemia COVID-19 ka bllokuar gjitha aktivitetet sportive si në vendin tonë ashtu edhe në Evropë e shumë vende të tjera.
Kjo ka bërë që puna ekipore në skuadra të pezullohet, ndërsa sportistët po vazhdojnë punën individuale.
Sot gjatë ditës, ylli i Ballkanit, Jetmir Topalli ka vazhuar me stervitje individuale, ndërsa ka publikuar një fakt interesant.
Ai ka vrapuar hiq më pak se 13km gjatë ditës së sotme, të cilin e ka bërë brenda një ore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në Instagram.
