Lojtari i Golden Eagle Yllit në TOP 5-shen e basketbollistëve të xhiros së katërt

04.10.2021

Ndeshja më dramatike ishte ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që përfundoi 82:89. Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Julien Lewis i Bashkimit. Ai për 33 minuta sa qëndroi në parket kishte 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin e lojës 32. Lewis ndihmoi skuadrën prizrenase të regjistrojë fitoren e dytë në këtë […]

Lojtari i Golden Eagle Yllit në TOP 5-shen e basketbollistëve të xhiros së katërt Foto: Ilustrim

Ndeshja më dramatike ishte ajo ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit, që përfundoi 82:89. Basketbollisti më i dalluar i ndeshjes ishte Julien Lewis i Bashkimit.

Ai për 33 minuta sa qëndroi në parket kishte 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin e lojës 32. Lewis ndihmoi skuadrën prizrenase të regjistrojë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Top 5 e xhiros së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll janë: Trevor Manuel i Prizrenit 16, Eric Davis i Rahovecit, Mikaile Tmusiq i Golden Eagle Yllit, Julien Lewis i Bashkimit dhe Brandon Radolph.