Tjetër fitore për PSG pa Messin e Neymar, mbrojtja lë për të dëshiruar

21.08.2021

Tjetër fitore për Paris Saint Germain në Ligue 1, tjetër sukses me goleadë e në anën tjetër pëson edhe shumë. Në transfertën me Brest, skuadra e Pochettinos imponohet me rezultatin 4-2 dhe në fazën sulmuese parizienët janë “vrasës” krijojnë dhe shënojnë por mbrojtja është problem. Ishte Herrera në 23’ që hapi serinë e golave teksa […]

Tjetër fitore për PSG pa Messin e Neymar, mbrojtja lë për të dëshiruar

Tjetër fitore për Paris Saint Germain në Ligue 1, tjetër sukses me goleadë e në anën tjetër pëson edhe shumë. Në transfertën me Brest, skuadra e Pochettinos imponohet me rezultatin 4-2 dhe në fazën sulmuese parizienët janë “vrasës” krijojnë dhe shënojnë por mbrojtja është problem.

Ishte Herrera në 23’ që hapi serinë e golave teksa Mbappe dyfishoi me kokë në 36’, rezultat që la të kuptohej se u vulos suksesi por Brest bëri një paraqitje fantastike duke mos u dorëzuar asnjëherë.

Në 42’, Honorat hapi ndeshjen duke shkurtuar difefencën por më pas klasi i Gueye bëri diferencën me një supergol nga mbi 40 metra që gjithsesi nuk e mbylli sfidën.

Ishte sërish Mounie që realizoi për vendasit duke bërë parizienët të “dridhen” por në një kundërsulm vrasës dhe me Di Marian e akvitivizuar, ky i fundit mbylli aksionin perfekt me një parabël dhe golin e 4-2, transmeton OraNews.

Një fitore që nuk diskutohet në fakt për Pochettinon por ekuilibrat ende nuk janë në rregull për yjet e PSG-së.

Etiketat