Titullari i Juventusit drejt Barcelonës, një detaj mban larg marrëveshjen

09.05.2020

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka rënë dakord për t’u transferuar te Barcelona. Boshnjaku ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit sipas asaj që shkruan Marca. Katalanasit e duan mesfushorin për ta transferuar në Camp Nou, ndërsa në krahun tjetër duan largimin e Arthur drejt Torinos. “Zonja e Vjetër” është dakord […]

Titullari i Juventusit drejt Barcelonës, një detaj mban larg marrëveshjen Foto: Ilustrim

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka rënë dakord për t’u transferuar te Barcelona. Boshnjaku ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Juventusit sipas asaj që shkruan Marca.

Katalanasit e duan mesfushorin për ta transferuar në Camp Nou, ndërsa në krahun tjetër duan largimin e Arthur drejt Torinos. “Zonja e Vjetër” është dakord dhe kampionët e Spanjës, por problemi qëndron te braziliani.

Ky i fundit dëshiron të mbetet në Camp Nou. Pengesa e vetem është vetëm bindja e lojtarit. Barca nuk e do dhe Setien u ka kërkuar drejtuesve të largojnë. Arthur është i talentuar, por sjellja e tij nuk është shumë profesionale.