LVV
PDK
LDK
AAK

Tifozëve të Ballkanit nuk ju pëlqejnë çmimet e biletave që ka vendosur klubi

01.09.2022

Më 8 shtator zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve në Conference League. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten e 8 shtatorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 18:45. Ndëkaq, gjatë ditës së sotme Ballkani ka njoftuar se ka hedhur në shitje biletat për këtë […]

Tifozëve të Ballkanit nuk ju pëlqejnë çmimet e biletave që ka vendosur klubi

Më 8 shtator zhvillohet ndeshja mes FC Ballkanit dhe CFR Cluj në kuadër të fazës së grupeve në Conference League.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten e 8 shtatorit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim prej orës 18:45.

Ndëkaq, gjatë ditës së sotme Ballkani ka njoftuar se ka hedhur në shitje biletat për këtë ndeshje.

Lidhur me këtë dhjetra persona kritikuan çmimet e biletave të publikuara nga klubi suharekas për këtë ndeshje.

Kampioni në fuqi i Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj ekipit rumun kanë dalur në shitje në platformën online.

Por e gjithë kjo kritikë e tifozëve ishte ngritja e çmimeve të biletave, e rritje goxha e ndjeshme duke krahasuar me ndeshjen paraprake të Play Off-it ndaj Shkupit të zhvilluar në Prishtinë.

Çmimet e biletave nisin nga 5 euro në Veri dhe Jug të stadiumit, 10 euro në Lindje, 15 euro në Perendim e deri në 50 euro për zonën VIP për takimin e 8 shtatorit.

Ndërsa në këtë publikim në faqen zyrtare të klubit të Ballkani shumë komentues kanë kritikuar rritjen e çmimit të biletave.

“Mos bëni hajgare me këto çmime”, “Pasni vendos vetëm stafi me shiku lojën”, “Çmimet e larta, luni pa shikues” – ishin disa nga komentet në postimin e FC Ballkanit në Facebook.

FC Ballkani është në Grupin G të Conference League dhe se do të përballet me CFR Cluj, Slavia Pragën dhe Sivassporin.

Etiketat

Ofertat e fundit