Thyerja e faqes së Ballkanit, drejtori Bytyçi thotë se nuk do të arrihet ç’orientimi i klubit!

24.06.2020

Para pesë ditësh në orët e mbrëmjes është hakuar faqja zyrtare e FC Ballkanit me ç’rast ka nxitur irritim si të klubit ashtu edhe të sportdashësve. Padyshim që një veprim i tillë duhet dënuar dhe nuk i ndihmon sportit dhe sidomos klubit. Për të folur më shumë lidhur këtij sulmi ndaj FC Ballkanit, redaksia ka […]

Thyerja e faqes së Ballkanit, drejtori Bytyçi thotë se nuk do të arrihet ç’orientimi i klubit! Foto: Ilustrim

Para pesë ditësh në orët e mbrëmjes është hakuar faqja zyrtare e FC Ballkanit me ç’rast ka nxitur irritim si të klubit ashtu edhe të sportdashësve.

Padyshim që një veprim i tillë duhet dënuar dhe nuk i ndihmon sportit dhe sidomos klubit.

Për të folur më shumë lidhur këtij sulmi ndaj FC Ballkanit, redaksia ka kontaktuar me Drejtorin Sportiv të klubit, Avni Bytyçi.

Bytyçi ka bërë të ditur se nuk kanë ndonjë informacion se nga kush është bërë ky akt dhe se deri më tani gjithçka që kanë në dijeni janë vetëm supozime dhe asgjë të vërteta dhe se kjo ka ardhur nga keqebërësit kibernetik, me siguri të frymëzuar nga ( X) persona apo të them të drejtën kam dyshime se kjo është bërë për të na ç’orientuar brenda për brenda klubit, por kurrë nuk mund ta arrijnë atë!

Sipas drejtorit Avni Bytyçi, ky akt me siguri që është bërë për qëllime të caktuara (inate) për të na tallur neve dhe opinionin, për të na ulur moralin, për atë arsye edhe kemi pauzuar faqën zyrtare në FB për disa ditë, për ta rikthyer emrin e faqes sipas protokollit që përmban FACEBOOK.

I pyetur për masat dhe rrugët që ka ndjekur klubi në këtë drejtim, Bytyçi thotë se fillimisht kanë kërkuar me mirësjellje nga keqbërësit që t’ua kthejnë faqen në normalitet përmes messenger-it që rrjedhimisht e posedojnë atë  “HACKERAT”, por që nuk kanë gjetur mirëkuptim, dhe pastaj e kanë lajmëruar rastin në Polici dhe po i ndjekin rrugët ligjore.

Padyshim që ky rast nuk është i mirë për imazhin e klubit sepse klubi ka me mijëra ndjekës, ku i kemi informuar ndjekësit në çdo moment për gjendjen e klubit, punën,veprimet e klubit dhe kjo situatë për momentin për ndjekësit e faqës sjellë konfuzitet, ka thënë Bytyçi.

Por se a ka të bëjë ky sulm me faktin se FC Ballkani është finalist, Bytyçi thotë se sulme të tilla ndodhin në tërë botën dhe sigurisht që kanë një qëllim ndoshta edhe që janë finalist por edhe që janë në garë shumë serioze për titull të kampionit dhe si klub kanë hasur në mirëkuptim me instucionet dhe na kanë siguruar që keqbërësit do të gjinden dhe do të dalin para drejtësisë.