Thirrjet raciste kundër Kosovës, UEFA hap rast ndaj Bullgarisë

13.06.2019

Ndeshja e ditës së hënë Bullgari-Kosovë, e cila rezultoi me fitore të kombëtares së Kosovës, veçmas atmosferës impozante të ofruar nga lojtarët e Kosovës është shoqëruar edhe me thirrje raciste nga bullgarët. UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën. Përmes një njoftimi, UEFA […]

Thirrjet raciste kundër Kosovës, UEFA hap rast ndaj Bullgarisë Foto: Ilustrim

Ndeshja e ditës së hënë Bullgari-Kosovë, e cila rezultoi me fitore të kombëtares së Kosovës, veçmas atmosferës impozante të ofruar nga lojtarët e Kosovës është shoqëruar edhe me thirrje raciste nga bullgarët.

UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën.

Përmes një njoftimi, UEFA ka bërë të ditur se ka hapur rast lidhur me shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste.

Gjatë ndeshjes tifozët bullgar kanë bërë thirrje anti-shqiptare dhe për këtë pritet dënimi i skuadrës bullgare më 18 korrik kur edhe pritet trajtimi i rastit.