Thirrje për mobilizim nga “Xhebrailat”, para festës së madhe në Suharekë
- 20.05.2022
- 0 komente
Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani tashmë ka siguruar titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për edicionin 2021/2022.

Ndeshjen e xhiros së fundit të Superligës, suharekasit e zhvillojnë në shtëpi, ku në këtë takim e presin Gjilanin.
Pas përfundimit të ndeshjes, do të bëhet dorëzimi i trofeut të Superligës 2021/22 për FC Ballkanin.
FC Ballkani organizon festë të madhe, ku publikisht ka ftuar të gjithë qytetarët e Suharekës të jenë prezent në këtë festë.
“Xhebrailat” padyshim se do të dhurojnë spektakël, teksa sot kanë organizuar një mbledhje, në të cilën do të mobilizohen për festë.
Njoftimi i plotë nga Xhebrailat:
MBLEDHJE
MOBILIZIM TOTAL
Sonte ora 20:00 mbledhje dhe thirrje per mobilizim.
Ora 20:00 / FUSHA E TENISIT (tek palestra)
HAJDI KREJT
⚫🟠 SUHAREKA PO FESTON
KOMENTE0
Leave a Reply