Klubi nga Theranda e fitoi ndeshjen e parë me shifrat 51:61, ndërsa në ndeshjen e dytë, zhvilluar në Prizren, Theranda Basket arriti të fitojë me rezultatin 74:69, duke siguruar titullin e kampionit.

Skuadra nga Theranda e fitoi ndeshjen e parë me shifrat 51:61, ndërsa në ndeshjen e dytë, zhvilluar në Prizren, Theranda Basket arriti të fitojë me rezultatin 74:69, duke siguruar titullin e kampionit.

Medaljet për vendin e parë dhe të dytë, si dhe trofeun e Kupës, u ndanë nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Therandës, Albulena Kokollari.

Gjatë rrugës drejt finales, Theranda Basket eliminoi Ylli 04 në gjysmëfinale të “Play-off”-it, ndërsa Proton Cable eliminoi Grapeland.

Ky sukses shënon një arritje të rëndësishme për basketbollin e Therandës në kategorinë e moshave.