Thaqi i FC Ballkanit: Pjesa e parë ka mundur të përfundojë 3-0, 4-0

06.07.2022

Ndeshja në pjesën më të madhe u zhvillua nën rrebeshin e shiut, gjë e cila edhe ia vështirësoi dukshëm punët portokallezinjve të Suharekës. Ballkani e nisi shumë mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Nazmi Gripshit, me gjuajtja nga distanca. Edhe pas këtij goli skuadra e drejtuar […]

Thaqi i FC Ballkanit: Pjesa e parë ka mundur të përfundojë 3-0, 4-0 Foto: Ilustrim

Ndeshja në pjesën më të madhe u zhvillua nën rrebeshin e shiut, gjë e cila edhe ia vështirësoi dukshëm punët portokallezinjve të Suharekës.

Ballkani e nisi shumë mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Nazmi Gripshit, me gjuajtja nga distanca.

Edhe pas këtij goli skuadra e drejtuar nga Ilir Daja krijoi mundësi të mira shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë. Ndërkaq, mysafirët në rastin e vetëm para portës së Stivi Frashërit arritën të shënojnë gol. Ishte minuta e 25-të kur Oliver Buff shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndorja.

Edhe në pjesën e dytë Ballkani u angazhua maksimalisht, por përkundër rasteve të krijuara nuk ia doli të gjejë golin e fitores. Kësisoj, gjithçka mbetet të vendoset në ndeshjen e kthimit në Vilnius më 12 korrik.

Pas ndeshjes mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, ka deklaruar se ata ishin skuadra dominuese në fushë dhe është shprehur optimist se mund të kalojnë në fazën tjetër.

Mbrojtësi i suharekasve pas ndeshjes ka deklaruar se pjesa e parë ka mundur të përfundojë me rezultat 3-0 ose 4-0.

”Me thonë të drejtën si paraqitja e parë në Europë ishte shumë e mirë, e pamë të gjithë se e dominuam në të gjitha aspektet kundërshtarin. Pjesa e parë ka mundur të jetë 3-0 4-0, por na mbetet në ndeshjen e ardhshme të shkojmë dhe të tregojmë paraqitje më të mirë sepse e pamë që kundërshtari është i kalueshëm,” tha ai për Art Mortion.