Thaqi i Ballkani për sfidën ndaj Klaksvik: Nuk jemi favorit por duam kualifikimin tutje, me Shkupin do të ishte ndeshje e fortë

  • 04.08.2022
Thaqi i Ballkani për sfidën ndaj Klaksvik: Nuk jemi favorit por duam kualifikimin tutje, me Shkupin do të ishte ndeshje e fortë

Djelmoshat që drejtohen nga trajneri shqiptar, Ilir Daja do të kenë punë me Klasvikun në kuadër të rundit të tretë eliminator në Ligën e Konferencës.

Ndeshja në fjalë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër në mbrëmje, kurse ajo e kthimit pas një jave në Ishujt Faroe.


Një ditë para ndeshjes, futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi e ka komentuar ndeshjen në fjalë. Në një bisedë me FrontOnline, Thaqi ka thënë se do ta japin maksimumin në këtë sfidë.

“Jemi të gatshëm në maksimum për këtë ndeshje dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes pasi e dimë se çfarë mundësie na jep një rezultat i mirë”, ka thënë fillimisht Thaqi duke vazhduar:

“Nuk mendoj se jemi favorit pasi është rundi i tretë dhe të gjitha skuadrat janë konkuruese dhe të forta”.

Në lidhje me atmosferën në skuadër, ish-anëtari i Prishtinës thotë se është tejet e mirë.

“Atmosfera është shumë e mirë dhe jemi të gjithë me motiv të lartë”, tregoi ai.

Në rast të kualifikimit tutje dhe humbjes së Shkupit nga Shamrock Rovers në Ligën e Kampionëve, dy skuadrat shqiptare do të përballeshin mes vete në fazën “play-off”.

Sa i përket kësaj, Thaqi thotë se ai dhe skuadra e tij e kanë tani për tani mendjen vetëm te Klasviku.

“Së pari duhet ta kalojmë këtë kundërshtar dhe pastaj të mendojmë për kundërshtarin e radhës. Normalisht se do të ishte ndeshje e fortë me Shkupin, por ajo është larg sepse kemi një ndeshje tjetër me rëndësi këtë rund”, nënvizoi Thaqi.

Për fund, ai e ka edhe një mesazh për tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat”.

“Jemi skuadra e vetme nga Kosova në garat evropiane dhe nuk e përfaqësojmë vetëm Suharekën, por gjithë futbollin e Kosovës. Dhe për këtë, jemi të gatshëm që të bëjmë një ndeshje të madhe për t’u kualifikuar tutje”, përfundoi për FrontOnline Armend Thaqi.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë