Thaqi beson që Ballkani do të bëjë historinë, mbrojtësi i kënaqur me paraqitjet e skuadrës

13.08.2022

Në ndeshjen kthyese ndaj Klaksvik, klubi suharekas i udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja ka arritur që të fitojë pas penalltive. Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi ka theksuar se sa i përket kualifikimit po i bënë të ndjehen shumë mirë dhe krenar për arritjen. “Kualifikimi?  Është një gjë që po na bën me i ndje […]

Thaqi beson që Ballkani do të bëjë historinë, mbrojtësi i kënaqur me paraqitjet e skuadrës Foto: Ilustrim

Në ndeshjen kthyese ndaj Klaksvik, klubi suharekas i udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja ka arritur që të fitojë pas penalltive.

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi ka theksuar se sa i përket kualifikimit po i bënë të ndjehen shumë mirë dhe krenar për arritjen.

“Kualifikimi?  Është një gjë që po na bën me i ndje shumë mirë dhe krenar për këtë arritje. E kemi përfaqësuar shumë mirë futbollin tonë”.

Po ashtu, Thaqi ka folur edhe për vështirësinë në ndeshjen ndaj klubit të Ishujve Faroe, Kl Klaksvik, duke shtuar se vështirësia më e madhe ishte distanca e largët, mirëpo e kaluam me suksese edhe këtë sfidë.

“Vështirësia më e madhe në ndeshjen me Klaksvik mund të them që ishte distanca e largët, mirëpo e kaluam me sukses edhe këtë sfidë”, ka thënë Armend Thaqi për Telegrafin.

Ndeshjen e ardhshme në këtë fazë të play off-it Ballkani do ta luajë ndaj klubit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, FC Shkupin.

Thaqi ka thënë se beson që edhe Shkupin do ta kalojnë në play-off për të vazhduar tutje për shkruarjen e historisë në klub.

“Kemi edhe një pengesë për të arritur diçka historike dhe të madhe. Do të përgatitemi maksimalisht për atë ndeshje. Do ta japim pa dyshim më të mirën”, nënvizoi Thaqi.

Mbrojtësi i klubit suharekas është duke kaluar një formë të mirë si në garat vendore ashtu edhe në ato evropiane, dhe shprehet i kënaqur me paraqitjet, por ai nënvizoi se nuk është koha tani për vetëkënaqësi.

“Jam i kënaqur derisa e ndihmoj ekipin jam shumë i kënaqur sepse po fitojmë si skuadër dhe po paraqitemi mirë. Mirëpo prapë nuk është koha për vetëkënaqësi sepse kemi edhe një finale dhe pas saj shpresojmë te kënaqemi edhe më shumë”, shtoi Thaqi.