Thaçi, Shpend Ahmeti, Halil Kastrati e Bali Muharremaj në Çeki për ndeshjen me Kosovën

14.11.2019

Përveç presidentit Thaçi edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka munguar edhe në ndeshjen e sotme të Kosovës në Plzen të Çekisë. Lideri i PSD-së në çdo ndeshjes të kombëtares është aty për përkrahje. Ndryshe, përpos Shpendit, i pranishëm në stadium do të jetë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçit, humanisti Halil Kastrati dhe […]

Thaçi, Shpend Ahmeti, Halil Kastrati e Bali Muharremaj në Çeki për ndeshjen me Kosovën Foto: Ilustrim

Përveç presidentit Thaçi edhe Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka munguar edhe në ndeshjen e sotme të Kosovës në Plzen të Çekisë.

Lideri i PSD-së në çdo ndeshjes të kombëtares është aty për përkrahje.

Ndryshe, përpos Shpendit, i pranishëm në stadium do të jetë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçit, humanisti Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Pjesëmarrjen e të parit të Suharekës e ka bërë të ditur humanisti, Halil Kastrati.

“Na prifte e mbara !Bashke me Bali Muharremaj dhe Arsim Kabashi – Cima Construction u nisem per Çeki.

Si gjithmone ne perkrahje te djelmoshave tone. Hajde Kosove , duam fitore ❤️ “ ka njoftuar Kastrati në profilin e tij në Facebook.