Teuta – Golden Eagle Ylli, gjysmëfinalja e Ligës Unike

07.10.2021

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja zhvillohet më 17 Tetor. Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra durrësake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy […]

Teuta – Golden Eagle Ylli, gjysmëfinalja e Ligës Unike Foto: Ilustrim

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 16 Tetor, kurse finalja zhvillohet më 17 Tetor.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Vllaznia dhe Prishtina, dy skuadra me traditë në basketbollin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra durrësake është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, duke i fituar dy trofetë në basketbollin shqiptar, kurse Golden Eagle Ylli është kampion i Ligës Unike, si dhe kampion i Kosovës.

Katër skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar, si dhe historik, duke marrë parasysh se ky është edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare, e organizuar nga Liga Unike.

Orari-Meshkujt

16 Tetor
17:00 Vllaznia-Prishtina
20:00 Teuta-Golden Eagle Ylli

17 Tetor
20:00 Finalja