Të shtunën testet fizike dhe testet për Covid-19 për gjyqtarët dhe vëzhguesit e gjyqtarëve

26.05.2020

Të shtunën me datë 30.05.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00 do të mbahen testet fizike si dhe testimet për COVID-19. Po ashtu do të testohen edhe vëzhguesit e gjyqtarëve. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të mos marrin ndonjë shoqërues me vete, po ashtu të mbajnë maska dhe doreza, të mbahet […]

Të shtunën testet fizike dhe testet për Covid-19 për gjyqtarët dhe vëzhguesit e gjyqtarëve Foto: Ilustrim

Të shtunën me datë 30.05.2020 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim në orën 10:00 do të mbahen testet fizike si dhe testimet për COVID-19.

Po ashtu do të testohen edhe vëzhguesit e gjyqtarëve. Pjesëmarrësve iu është kërkuar të mos marrin ndonjë shoqërues me vete, po ashtu të mbajnë maska dhe doreza, të mbahet distanca fizike dy metra.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike, pjesëmarrësit e këtyre testeve duhet t’u përmbahen rekomandimeve si në vijim:

– Nuk duhet marrë me vete asnjë shoqërues, përveç atyre që janë në listë
– Secili duhet të mbajë dorëza dhe maska
– Duhet mbajtur distanca fizike, së paku 2 metra
– Pjesëmarrësit do të ulen në stadium tek pjesa perëndimore e tribunave P1, (prapa bankinës mysafire).
– Duhet lënë të zbrazëta së paku 6 karrige dhe 2 rreshta mes vete.
Luten pjesëmarrësit e këtyre testeve që të mos krijojnë tollovi dhe të ndjekin rekomandimet e mësipërme dhe ato që dalin nga IKSHP-ja.