Të shtunën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Ulpiana
Tashmë kanë përfunduar dy xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa në fundjavë zhvillohet xhiro e tretë në kuadër të këtij kompeticioni. Xhiro e tretë do të hapet me tri ndeshje tejet interesante, ku ndeshje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Ballkanit dhe Ulpianës. Të shtunën Ballkani e pret Ulpianën […]
Tashmë kanë përfunduar dy xhirot e para të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa në fundjavë zhvillohet xhiro e tretë në kuadër të këtij kompeticioni.
Xhiro e tretë do të hapet me tri ndeshje tejet interesante, ku ndeshje e zjarrtë pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Ballkanit dhe Ulpianës.
Të shtunën Ballkani e pret Ulpianën në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Ndeshja është paraparë të zhvillohet më 11 shtator me fillim prej orës 16:00.
Po ashtu, në këtë xhiro do të zhvillohen edhe ndeshjet si: Malisheva – Drita, Drenica – Prishtina, Gjilani – Dukagjini dhe Llapi – Feronikeli.