Të shtunën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Dukagjini

09.02.2022

Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të xhiros së 19-të të Superligë, ku tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën. Me fillim prej orës 13:00, FC Ballkani do ta presë KF Dukagjinin në Suharekë në një ndeshje mjaft interesante, derisa Drenica […]

Të shtunën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Dukagjini Foto: Ilustrim

Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të xhiros së 19-të të Superligë, ku tri ndeshje do të zhvillohen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.

Me fillim prej orës 13:00, FC Ballkani do ta presë KF Dukagjinin në Suharekë në një ndeshje mjaft interesante, derisa Drenica do t’i bëjë konak liderit, SC Gjilanit.

Ndërkaq, të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja mes Dritës dhe Feronikelit, ku gjlanasit pritet të ketë punë të lehtë pasiqë Feronikeli ka mbetur pa lojtarë kryesorë.

Xhiro e 19-të e Superligës së Kosovës do të vazhdojë edhe të dielën e 13 shkurtit, ku do të zhvillohet ndeshja Malisheva – Prishtina dhe Llapi – Ulpiana.

Orari i xhiros së 19-të – Superliga e Kosovës

E shtunë, 12.02.2022

13:00 Ballkani – Dukagjini
13:00 Drenica – Gjilani
13:00 Drita – Feronikeli

E diel 13.02.2022

13:00 Malisheva – Prishtina
13:30 Llapi – Ulpiana