Të shtunën ndeshje e nxehtë, Golden Eagle Ylli vs. Z-Mobile Prishtina

Palestra sportive 13 Qershori në Suharekë të shtunën do të jetë nikoqir dhe dëshmitar i një ndeshje mjaft të nxehtë.

Klubi vendor Golden Eagle Ylli duke filluar nga ora 19:00 pret në takim klubin e kryeqytetit Z-Mobile Prishtina që aktualisht mban vendin e parë në Superligën e Kosovës me 36 pikë.

Ndeshja e xhirosë së 19-të të Superligës së Kosovës zhvillohet këtë të shtunë ndërmjet 2 ekipeve që kryesojnë tabelën e basketbollit në Kosovë.

Edhe pas 12 fitoreve dhe 8 humbjeve Golden Eagle Ylli mbetet në vendin e duke u përcjellur nga KB Rahoveci, që mbanë vendin e tretë po me pikë të njëjta.

RAPORTO