Të shtunën derbi në Superligë, KB Rahoveci ndaj KB Golden Eagle Yllit

08.01.2021

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll apo e fundit për stinorin vjeshtor. Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që janë në formë dhe kanë pasur rivalitet ndërmjet tyre. Vreshtarët janë në vendin e parë me dhjetë fitore dhe tri humbje, […]

Të shtunën derbi në Superligë, KB Rahoveci ndaj KB Golden Eagle Yllit Foto: Ilustrim

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll apo e fundit për stinorin vjeshtor.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që janë në formë dhe kanë pasur rivalitet ndërmjet tyre. Vreshtarët janë në vendin e parë me dhjetë fitore dhe tri humbje, kurse suharekasit në vendin e tretë me tetë fitore dhe pesë humbje. Ndeshjet ndërmjet këtyre skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të shtunën.

Të shtunën zhvillohet edhe përballja mes Pejës dhe Vëllaznimit. Pejanët nuk janë në formën më të mirë të mundshme, megjithatë, kanë tetë fitore dhe pesë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore dhe nëntë humbje.

Ponte Prizreni që u mposht pas shtatë fitoreve radhazi nga Bashkimi, do të përballet me Trepçën, që është në vendin e fundit me dy fitore dhe 11 humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Prishtinasit kanë katër fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore dhe gjashtë humbje.

E shtunë
15:00 Rahoveci – Golden Eagle Ylli
15:00 Peja – Vëllaznimi

E diel
15:00 Ponte Prizreni – Trepça
17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi