Të shtunën derbi në Suharekë, Ballkani – Drita

02.11.2021

Si në xhirot e kaluara, edhe në këtë xhiro do të zhvillohen ndeshje tejet interesante. Të shtunën do të zhvillohen tri takime hapëse, ku vëmendja është tek derbi në Suharekë, Ballkani – Drita. Po ashtu, gjatë kësaj jave në elitën e futbollit kosovar do të luhen edhe ndeshjet Drenica – Ulpiana, Malisheva – Llapi, Gjilani […]

Të shtunën derbi në Suharekë, Ballkani – Drita Foto: Ilustrim

Si në xhirot e kaluara, edhe në këtë xhiro do të zhvillohen ndeshje tejet interesante.

Të shtunën do të zhvillohen tri takime hapëse, ku vëmendja është tek derbi në Suharekë, Ballkani – Drita.

Po ashtu, gjatë kësaj jave në elitën e futbollit kosovar do të luhen edhe ndeshjet Drenica – Ulpiana, Malisheva – Llapi, Gjilani – Prishtina dhe Dukagjini – Feronikeli.

Derbi Ballkani – Drita do të zhvillohet të shtunën, më 6 nëntor, me fillim nga ora 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.