Të mërkurën ndeshja Gjilani – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

Janë publikuar gjyqtarët e xhiros së 32-të në Superligë.

Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Gjilanin dhe do të gjykohet nga Tefik Maloku, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Besnik Morina e Erduan Baliqi.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit kundër Prishtinës, Ballkani ka shënuar dy gola ku rezultati i takimit ishte 2:2, duke bërë kështu që dy skuadrat t’i ndajnë pikët.

Ballkani ka reaguar të dielën në rrjetin social “Facebook”, duke pretenduar se është dëmtuar nga gjyqtari kryesor i takimit për një rast.

Madje, ata e kanë akuzuar gjyqtarin kryesor të takimit, Gramos Shala, se nuk është hera e parë që Ballkani është dëmtuar nga ai. Ata thonë se do kërkojnë nga FFK-ja të angazhojë gjyqtarë të huaj.

Ballkani gjendet në pozitën e tretë me 63 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e dytë me 64 pikë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.