Të mërkurën ndeshja Ballkani – Feronikeli, i besohet këtij gjyqtari

22.09.2020

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 2-të në Superligë. Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Feronikelin që do të zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ndeshja do të gjykohet nga Selim Isufi, i cili do të […]

Të mërkurën ndeshja Ballkani – Feronikeli, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 2-të në Superligë.

Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas e kësaj xhiro është ajo me Feronikelin që do të zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ndeshja do të gjykohet nga Selim Isufi, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Vigan Ibërdemaj.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit kundër Besë, Ballkani ka shënuar katër gola ku rezultati i takimit ishte 4:1.