Të mërkurën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Llapi

26.04.2021

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante. Nesër më 27 prill do të zhvillohet ndeshja Feronikeli – Arbëria me fillim prej orës 15:00. Ndërsa më 28 prill në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohet edhe ndeshja Ballkani […]

Të mërkurën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Llapi Foto: Ilustrim

Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante.

Nesër më 27 prill do të zhvillohet ndeshja Feronikeli – Arbëria me fillim prej orës 15:00.

Ndërsa më 28 prill në kuadër të këtij kompeticioni do të zhvillohet edhe ndeshja Ballkani – Llapi.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet të mërkurën me fillim prej orës 15:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Po ashtu të mërkurën do të zhvillohen edhe ndeshjet si: Prishtina – Trepça ’89, Gjilani – Drenica, dhe Besa – Drita.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 15:00.

Kujtojmë se në renditjen tabelare në Superligë, Ballkani ndodhet në pozitën e parë me 64 pikë, ndërsa Llapi në atë të 5-ën me 39 pikë.