Të martën ndeshja e veteranëve, Kosovë – Shqipëri për nder të Pavarësisë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar përmes uebsajtit të tyre se ndeshja e veteranëve mes Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet të martën.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të organizohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë, shkruan lajmi.net.

Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit të Kosovës në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 16 shkurt.

Ndeshja fillon në orën 12:00, derisa për shkak të situatës me pandeminë edhe ky takim do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

RAPORTO