Të martën FC Ballkani nis rrugëtimin në Conference League, përballet ndaj La Fiorita

15.07.2022

Rrugëtimi evropian i suharekasve do të vazhdojë në rrethin e dytë kualifikues për Conference League. Kundërshtari i FC Ballkanit është La Fiorita, ndeshja e parë do të zhvillohet më 19 korrik me fillim nga ora 20:45. Kjo ndeshje do të zhvillohet në San Marino Stadium. Ndryshe, Ballkani në ndeshjen e kthimit në raudin e parë […]

Të martën FC Ballkani nis rrugëtimin në Conference League, përballet ndaj La Fiorita Foto: Ilustrim

Rrugëtimi evropian i suharekasve do të vazhdojë në rrethin e dytë kualifikues për Conference League.

Kundërshtari i FC Ballkanit është La Fiorita, ndeshja e parë do të zhvillohet më 19 korrik me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në San Marino Stadium.

Ndryshe, Ballkani në ndeshjen e kthimit në raudin e parë kualifikues të Champions League pësuan humbje nga kampioni i Lituanisë, Zalgiris, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, me rezultat 1:0.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0:0 dhe duke pasur parasysh se edhe ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar baras (1:1), u luajtën vazhdimet. Për dallim nga ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” ku Ballkani kishte mbizotëruar plotësisht, në ndeshjen e kthimit ishte skuadra lituaneze e cila e dominoi lojën dhe krijoi disa raste shënimi, teksa goli që vendosi fituesin e ndeshjes u realizua në minutën e 97-të nga zëvendësuesi Mathias Oyewusi në minutën e 68-të.