Të martën derbi i radhës, KB Vëllaznimi ndaj KB Golden Eagle Yllit

Të martën derbi i radhës, KB Vëllaznimi ndaj KB Golden Eagle Yllit
Çlirim Gashi

28.12.2020 / Sport

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku në këtë xhiro do të zhvillohen shumë ndeshje interesante.

Dueli i parë është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Bardhekaltrit do të mundohen të ndalen serinë e fitoreve të prizrenasve, që ka shkuar në gjashtë. Ponte ka treguar ndeshje të mira në xhirot e fundit, duke qenë në vendin e parë me Rahovecin me tetë fitore dhe tri humbje, kurse prishtinasit kanë tri fitore dhe tetë humbje.

Të martën përballen edhe Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe shtatë humbje, derisa therandasit gjashtë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një takim interesant.

Rahoveci dhe Bashkimi, që janë në formë të mirë në xhirot e fundit do të ndeshen të mërkurën. Vreshtarët në fakt humbën nga Ponte Prizreni në xhiron e fundit, por kanë pikë të njëjta me Ponten, kurse Portokallezinjtë ndodhen në formë shumë të mirë dhe pas Pejës kërkojnë fitoren edhe ndaj Rahovecit. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje.

LEXO EDHE:  Federata e Basketbollit kërkon që të lirohen qendrat e vaksinimit

Peja – Trepça është sfida e fundit e kësaj xhiro. Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës pritet të dhurojnë një ndeshje të bukur të mërkurën. Pejanët kanë shtatë fitore dhe katër humbje, kurse mitrovicasit dy fitore dhe nëntë humbje, duke qenë skuadra e fundit për momentin në renditje.

E martë
13:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni
15:00 Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli
E mërkurë
13:00 Rahoveci – Bashkimi
15:00 Peja – Trepça

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit

1

60 minuta më parë / Sport

FBK: Më 1 gusht fillon afati kalimtar