Te Malmo nuk duan të përballen me FC Ballkanin

13.06.2022

Shorti për këtë raund do të tërhiqet të martën në selinë e UEFA-s në Nyon. Ballkani që nuk është bartës në short, është njëri prej pesë kundërshtarëve të mundshëm të Malmos që është bartës në short. Krahas Ballkanit, kundërshtarë potencial për Malmon në këtë raund janë Linfieldi (Irlanda V.), KI (Ishujt Faroe), RFS (Letonia) dhe […]

Te Malmo nuk duan të përballen me FC Ballkanin Foto: Ilustrim

Shorti për këtë raund do të tërhiqet të martën në selinë e UEFA-s në Nyon.

Ballkani që nuk është bartës në short, është njëri prej pesë kundërshtarëve të mundshëm të Malmos që është bartës në short.

Krahas Ballkanit, kundërshtarë potencial për Malmon në këtë raund janë Linfieldi (Irlanda V.), KI (Ishujt Faroe), RFS (Letonia) dhe fituesi i raundit parakualifikues.

Trajneri i Malmos, serbi Millosh Milojeviq, ka folur për të gjithë kundërshtarët e mundshëm, por nuk e ka preferuar Ballkanin.

“Nuk do të jetë plani më i mirë nëse e kemi për kundërshtar dhe këtë mund ta garantojë. E di se si do të duket plani i Ballkanit. Do të jetë shumë vështirë dhe ata do të bëjnë të pamundurën për të na eliminuar”, ka thënë Milojeviq për “Expressen” të hënën.

Ballkani është kampion i Kosovës dhe për herë të parë do të paraqitet në garat evropiane.

Malmo vlerësohet prej skuadrave më të forta në raundin e parë kualifikues.

Ka përvojë shumë të gjatë evropiane.