Te klubi kosovar fitonte 250 euro në muaj, te Napoli do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon

23.01.2020

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është transferuar te klubi italian, Napoli. Fillimisht Rrahmani ishte lojtar i klubit kosovar, Drenicës ku fitonte 250 euro në muaj ndërsa tani te Napoli do të fitojë 1.8 milionë euro për sezon. Napoli pagoi 14 milionë euro për të, ndërsa prishtinasi do të fitojë 1.8 milionë […]

Te klubi kosovar fitonte 250 euro në muaj, te Napoli do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon Foto: Amir Rrahmani - (Adam Davy/PA Images via Getty Images)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani edhe zyrtarisht është transferuar te klubi italian, Napoli.

Fillimisht Rrahmani ishte lojtar i klubit kosovar, Drenicës ku fitonte 250 euro në muaj ndërsa tani te Napoli do të fitojë 1.8 milionë euro për sezon.

Napoli pagoi 14 milionë euro për të, ndërsa prishtinasi do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon në “San Paolo”.

“Kur Amiri erdhi te Drenica, ai fillimisht kishte rrogë minimale. Në gjashtë muajt e parë, Amiri paguhej me 250 euro”, deklaroi Lushtaku për Gazetën Olle.

“Më pas në 12 muajt e fundit, paga e tij ka qenë diku rreth 400 ose 500 euro”, shtoi Lushtaku.

Si ish-trajner i Rrahmanit, Lushtaku u shpreh shumë i lumtur për karrierën e Amirit.

“Ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar dhe jam shumë i lumtur që po e bën një karrierë të jashtëzakonshme”, shtoi Lushtaku.

Rrahmani ishte pjesë e Drenicës deri në edicionin 2013/14.

Ai më pas u transferua te Partizani, për të vazhduar te RNK Split, Dinamo Zagreb, Verona e tani Napoli.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me klubin e madh italian.

Gjithsesi, ai do të mbetet te Hellas Verona deri në fund të këtij edicioni dhe do t’i bashkohet Napolit në verë.

Besohet se blutë kanë paguar 14 milionë euro për Rrahmanin.

Përpos kësaj shume, në kontratë është përfshirë edhe një bonus prej 1.5 milionë eurosh.

Pas testeve mjekësore të kompletuara në “Villa Stuart” në Romë, Rrahmani nënshkroi nën praninë e presidentit të Napolit, De Laurentiis.