Të gjithë tallen me Suarez, portieri largon topin me dorë, ai kërkon penallti

Luis Suarez njihet si një nga futbollistët më kontrovers dhe më të çuditshëm në futboll, për shkak të disa veprimeve që bën në fushë.

Sulmuesi uruguaian bëri një veprim sa qesharak, po aq edhe turpëruese mbrëmë në përballjen ndaj Kilit në Kupën e Amerikës.

Futbollisti 32-vjeçari kishte shansin që ta kalonte Uruguain në epërsi, por Gabriel Arias ja mohoi një gjë të tillë, duke e pritur gjuajtjen.

Mirëpo, Suarez në një moment mendoi se portieri kilian ishte lojtar, duke kërkuar penallti nga gjyqtari i ndeshjes, Raphael Claus. Më pas, ylli i barcelonës e kuptoi për veprimin që kishte bërë, duke kapur kështu kokën me duar për huqjen që bëri para golit.

Uruguai e mposhti Kilin në minutën e 82-të me golin e shënuar nga Edinson Cavani, për të kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Amerikës, e që do të përballen me Perun.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.