Të enjten tërhiqet shorti për edicionin e ri garues 2020/21

24.08.2020

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në këtë javë bëhet tërheqja e shortit për sezonin e ri. Të enjten (më 27 gusht) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2020/21 në Superligë. Në të njëjtën ditë, në […]

Të enjten tërhiqet shorti për edicionin e ri garues 2020/21 Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në këtë javë bëhet tërheqja e shortit për sezonin e ri.

Të enjten (më 27 gusht) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2020/21 në Superligë.

Në të njëjtën ditë, në orën 13:30, do të tërhiqet shorti për të dyja grupet e Ligës së Parë.

Ndërkohë, të premten (28 gusht), në orën 11:00, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Dytë.