Të enjten superndeshje në Suharekë, Ballkani – Malisheva

03.05.2022

Në këtë xhiro nuk do të mungojnë ndeshjet derbi si dhe takimet mjaft interesante. Ballkani do ta pres në Suharekë skuadrën e Malishevës ku edhe pret që të shpallet kampion para tifozëve të vet pasi i nevojitet së paku një pikë nga ky ballafaqim. Nga ana tjetër, edhe Malisheva do të kërkojë maksimumin nga kjo […]

Të enjten superndeshje në Suharekë, Ballkani – Malisheva Foto: Ilustrim

Në këtë xhiro nuk do të mungojnë ndeshjet derbi si dhe takimet mjaft interesante.

Ballkani do ta pres në Suharekë skuadrën e Malishevës ku edhe pret që të shpallet kampion para tifozëve të vet pasi i nevojitet së paku një pikë nga ky ballafaqim.

Nga ana tjetër, edhe Malisheva do të kërkojë maksimumin nga kjo ndeshje pasi është në luftë për ta siguruar mbetjen në elitën e futbollit kosovar edhe për edicionin e ardhshëm.

Gjithashtu takim interesant do të zhvillohet edhe në Gjilan, aty ku ballafaqohen rivalët e qytetit SC Gjilani dhe FC Drita.

Të dy skuadrat janë në luftë për pozitën e dytë në tabelë dhe momentalisht kanë dy pikë diferencë në të mirë të Dritës.

Superliga e Kosovës – xhiro 33

Orari

E mërkurë, 4 maj
Prishtina – Feronikeli, 15:00;
Dukagjini – Ulpiana, 15:00;
Gjilani – Drita, 15:00.

E enjte, 5 maj
Drenica – Llapi, 15:00;
Ballkani – Malisheva, 15:00.