Të enjten ndeshje interesante në Superligë, Arbëria – Ballkani
- 08.03.2021

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja që mori vëmendjen ishte ajo e Ballkanit ndaj Drenicës, ku suharekasit shënuan fitore me rezultat 2-1.
Po ashtu ndeshje interesante ishte edhe e Feronikelit ndaj Dritës, ku gjilanasit shënuan fitore me rezultat të ngushtë 0-1, ku me këtë fitore Drita pozicionohet në vendin e parë në tabelën e Superligës me gjithsej 50 pikë.
Ndërsa në mesjavë do të zhvillohet xhiro e 24-të në Superligë, ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.
Në këtë xhiro, klubi i Ballkanit i drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të përballet ndaj Arbërisë, ku xhiron që lamë pas Arbëria barazoi me Gjilanin.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten më 11 mars duke filluar nga ora 13:00.
Gjithashtu do të luhet edhe ndeshja Llapi – Drenica, Drita – Gjilani, Trepça ’89 – Feronikeli, Prishtina – Besa.
Kujtojmë se aktualisht FC Ballkani ka 23 ndeshje të zhvilluara, prej tyre 15 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje, kështu duke u pozicionuar në pozitën e dytë me 48 pikë.