Të enjten ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Arbëria

04.05.2021

Në mesjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë do të hapet me tri ndeshje interesante, që pritet të dhurojnë spektakël. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet derbi Gjilani-Drita në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet me fillim […]

Të enjten ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Arbëria Foto: Ilustrim

Në mesjavë do të zhvillohen pesë ndeshjet e xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë do të hapet me tri ndeshje interesante, që pritet të dhurojnë spektakël.

Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohet derbi Gjilani-Drita në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet me fillim prej orës 15:00.

Po ashtu nesër do të zhvillohen edhe ndeshjet si: Feronikeli – Trepça ’89 dhe Besa – Prishtina.

Ndërsa të enjten do të luhen edhe dy ndeshje tejet interesante.

Vëmendja është në Suharekë, ku do të zhvillohet ndeshja Ballkani – Arbëria në stadiumin e qytetit.

Gjithashtu, gjatë ditës së enjte zhvillohet ndeshja Drenica – Llapi në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Të gjitha këto ndeshje zhvillohen me fillim prej orës 15:00.

Ndryshe në renditjen tabelare në Superligën e Kosovës, Prishtina ndodhet në pozitën e parë me 69 pikë, Drita në pozitën e dytë me 68 pikë dhe në të tretën Ballkani me gjithsej 67 pikë.