Të enjten ndeshja Arbëria – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar gjyqtarët e xhiros së 24-të në Superligë.
Ndeshja e ardhshme e klubit suharekas në këtë xhiro është ajo ndaj Arbërisë.
Kjo ndeshje zhvillohet të enjten duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Ndeshja do të gjykohet nga Genc Nuza, i cili do të asistohet nga Fatlum Berisha, Lumturie Muhadri dhe Ilir Mehmeti.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Nazmi Raci dhe delegat Agim Hasani.
ArbëriaBallkaniFederata e Futbollit të KosovësFFKJava e 24Stadiumi "Zahir Pajaziti"Superliga e Kosovës në futboll