Të Enjten KB Golden Eagle Ylli përballet me KB Feronikelin

25.02.2019

Të Enjten më 28 Shkurt, klubi i Suharekës, K.B. Golden Eagle Ylli do të përballet me KB Feronikelin në qytetin e Rahovecit, ku do të zhvillohet një ndeshje mes dy ekipeve, në kuadër të qerekfinales së Final Eight (8) të Kupës së Kosovës në Basketboll. Ndeshja basketbollistike do të zhvillohet në ditën e enjte më […]

Të Enjten KB Golden Eagle Ylli përballet me KB Feronikelin Foto: Ilustrim

Të Enjten më 28 Shkurt, klubi i Suharekës, K.B. Golden Eagle Ylli do të përballet me KB Feronikelin në qytetin e Rahovecit, ku do të zhvillohet një ndeshje mes dy ekipeve, në kuadër të qerekfinales së Final Eight (8) të Kupës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja basketbollistike do të zhvillohet në ditën e enjte më 18 Shkurt 2019, në ora 16:30, tek palestra sportive e Rahovecit.

Po ashtu, KB Golden Eagle Ylli ka dhënë disa informata mbi biletat
dhe shortin e Final Eight (8) të Kupës së Kosovës në Basketboll.

Informatat rreth biletav dhe shortit janë këto:
1. Një biletë do t’i ketë tri kupona dhe do të shërbej për tri ndeshje,
2. Do të jenë 3 lloje të biletave, Tribuna VIP Parket dhe Shtesë,
3. Secila biletë do të ketë ngjyr të veçantë në seciën ditë të Final 8.
4. Askush nuk do të lejohet të hyj pa biletë,
5. Në momentin e hyrjes në palestër do t’i nënshtroheni kontrollit nga Policia, vullnetarët do të kujdesen për biletën ndërsa ju do të mbani edhe një vul në dorë që do të ju mundësoi hyrje daljet në palestër edhe për ndeshje tjera të ditës,
6. Një sasi e biletave shtesë (që nënkupton qëndrimi në këmbë në palestër), do të shtypen, por ato do të shiten pasi të përfundoi shitja e rregullt e biletave. Kjo bëhet për t’i mundësuar secilit të jetë i pranishëm në palestër,
7. Informatat shtesë sa i përketë biletave mund t’i siguroni edhe në pikën e autorizuar të shitjes si dhe përmes stafit dhe vullnetarëve.

K.B Feronikeli siç dihet është në pozitën e parë, në Ligën e Parë të Kosovës.

Final Eight, do të organizohet në Rahovec nga 27 Shkurt deri me 3 Mars.