Të dielën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Dukagjini

20.08.2021

Skuadra futbollistike nga Suhareka, Ballkani ka vijuar me përgatitjet intensive për sezonin e ri, teksa ditën e dielë do të nisë zyrtarisht sezoni 2021-2022 në superligën e Kosovës, sezon në të cilin objektivat janë të qarta për lojtarët dhe stafin teknik. Klubi suharekas, Ballkani do të debutojë në shtëpi, ku javën e parë do të […]

Të dielën ndeshje interesante në Suharekë, Ballkani – Dukagjini Foto: Ilustrim

Skuadra futbollistike nga Suhareka, Ballkani ka vijuar me përgatitjet intensive për sezonin e ri, teksa ditën e dielë do të nisë zyrtarisht sezoni 2021-2022 në superligën e Kosovës, sezon në të cilin objektivat janë të qarta për lojtarët dhe stafin teknik.

Klubi suharekas, Ballkani do të debutojë në shtëpi, ku javën e parë do të presë ekipin e Dukagjinit nga Klina.

Ndeshja ndaj Dukagjinit, do të zhvillohet ditën e dielë duke nisur nga ora 17:00 dhe do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Biletat do ti gjeni në shitje te stadiumi i qytetit në fanshopin e klubit. Çmimi i biletave është 3 Euro, ndërsa numri i shikuesëve është i limituar përshkak masave anti-COVID.