Të dielën ndeshje e nxehtë në Superligë, Drita – Golden Eagle Ylli

08.10.2021

Të shtunën Sigal Prishtina e pret Rahovecin. Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë një fitore dhe tri humbje. Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Trepça do të përballen të dielën. Prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, ndërsa mitrovicasit janë skuadra e vetme pa humbje […]

Të dielën ndeshje e nxehtë në Superligë, Drita – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Të shtunën Sigal Prishtina e pret Rahovecin. Bardhekaltrit kanë dy fitore dhe dy humbje në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë një fitore dhe tri humbje.

Skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Trepça do të përballen të dielën. Prizrenasit kanë dy fitore dhe dy humbje, ndërsa mitrovicasit janë skuadra e vetme pa humbje në elitë, me katër fitore në katër ndeshje të zhvilluara.

Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet RC Cola Dritës, që ka katër humbje në katër ndeshje të zhvilluara dhe Golden Eagle Yllit. Kampionët nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri, me një fitore dhe tri humbje. Fitorja e vetme ishte ndaj Sigal Prishtinës në fundjavën e kaluar.

Në ndeshjet e basketbollit, lejohen 10 e tifozëve në palestër, duke respektuar masat anti-Covid.

Ndeshjet transmetohen në ArtMotion dhe Kujtesa.

Java 5

Peja – Prizreni 16        89:82

E shtunë
19:00 Sigal Prishtina – Rahoveci      

E diel
17:00 Bashkimi – Trepça
19:00 Drita – Golden Eagle Ylli