Të dielën ndeshja Feronikeli-Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

16.04.2021

Janë publikuar gjyqtarët e javës së 29-të në Superligën e Kosovës. Kryendeshjen e javës, Feronikeli-Ballkani, pritet ta drejtojë treshja: Besfort Kasumi, Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Ali Ajeti. Ndeshja Feronikeli-Ballkani do të zhvillohet të dielën […]

Të dielën ndeshja Feronikeli-Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Janë publikuar gjyqtarët e javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Kryendeshjen e javës, Feronikeli-Ballkani, pritet ta drejtojë treshja: Besfort Kasumi, Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Ali Ajeti.

Ndeshja Feronikeli-Ballkani do të zhvillohet të dielën më 18 prill, duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin e “Rexhep Rexhepi” në Gllogoc.

Më poshtë, lista e plotë e gjyqtarëve të deleguar të javës së 29-të.