Të dielën ndeshja Ballkani-Gjilani, i besohet këtij gjyqtari
Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Në kuadër të kësaj jave FC Ballkani do të presë SC Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën me fillim prej…
Në fundjavë pritet të zhvillohen ndeshjet e javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo javë pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.
Në kuadër të kësaj jave FC Ballkani do të presë SC Gjilanin në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00.
Ndeshjen Ballkani-Gjilani, pritet ta drejtojë treshja: Visar Kastrati, Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.
Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Isa Mustafa dhe delegat Afrim Nebihu.