Çlirim Gashi
06.04.2019, 12:57

Të dielën FC Ballkani kundër KF Flamurtari

Të dielën, klubi i qytetit, FC Ballkani përballet me KF Flamurtari, ku do të zhvillohet ndeshja në kuadër të Ipko Superliga e Kosovës java e 26.

Ndeshja futbollistike do të zhvillohet të dielën më 7 prill 2019, në mes FC Ballkani dhe KF Flamurtari, e cila zhvillohet në ora 15:00, tek stadiumi i qytetit në Suharekë.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshje e organizuar në kuadër të Ipko Superliga e Kosovës të javës 26-të.

Çmimi i biletave është 2 Euro për person, kurse biletat për femra dhe nxënës janë falas.

Data: Të Dielën 07.04.2019,
Ora: 15:00,
Ekipet: FC Ballkani vs. KF Flamurtari,
Vendi: Stadiumi i qytetit,
Qyteti: Suharekë