Të dielën derbi në Superligë, Prishtina-Ballkani

21.05.2021

Pas një jave pushim rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e fundit (36). Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion. Tashmë veç e kemi kampionin e Superligës, ku Prishtina është shpallur kampion pasi që ndodhet në vendin e parë me 78 pikë, kurse në të dytin Drita me 73 […]

Të dielën derbi në Superligë, Prishtina-Ballkani Foto: Ilustrim

Pas një jave pushim rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me xhiron e fundit (36).

Kjo xhiro pritet të sjellë ndeshje tejet interesante në këtë kompeticion.

Tashmë veç e kemi kampionin e Superligës, ku Prishtina është shpallur kampion pasi që ndodhet në vendin e parë me 78 pikë, kurse në të dytin Drita me 73 pikë.

Në kuadër të kësaj jave Prishtina do të presë Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën me fillim prej orës 15:00.

Ndryshe në renditjen tabelare Ballkani ndodhet në pozitën e tretë me 71 pikë.