Të dielën derbi në Superligë, Golden Eagle Ylli – Rahoveci
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 21-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi i parë do të jetë mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Skuadra prizrenase ka dhjetë fitore dhe nëntë humbje, ndërsa ajo prishtinase gjashtë fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin […]
Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 21-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi i parë do të jetë mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Skuadra prizrenase ka dhjetë fitore dhe nëntë humbje, ndërsa ajo prishtinase gjashtë fitore dhe 14 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë në tabelë.
Takim interesant shihet edhe ai ndërmjet Trepçës dhe Ponte Prizrenit. Mitrovicasit janë këndellur në stinorin pranveror, derisa prizrenasit me përforcimet që kanë bërë kanë synime të mëdha. Trepça ka shtatë fitore dhe 13 humbje, kurse Ponte 13 fitore dhe gjashtë humbje.
Të dielën do të përballen rivalët, Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci. Takimet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe në përballjen e së dielës. Therandasit kanë 13 fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Vreshtatët 12 humbje dhe tetë humbje.
Dueli i fundit i kësaj xhiro do të jetë mes Vëllaznimit dhe Pejës. Kuqezinjtë hynë të motivuar pas fitores ndaj Sigal Prishtinës, kurse në përgjithësi kanë pesë fitore dhe 15 humbje, kurse pejanët 12 fitore dhe shtatë humbje.
Superliga – Java 21
E shtunë
17:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
19:00 Trepça – Ponte Prizreni
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci
19:00 Vëllaznimi – Peja