Të dielën derbi në Suharekë, Ballkani ndaj Drenicës

12.03.2020

Faza e tretë e kampionatit elitar të Superligës së Kosovës do të fillon këtë fundjavë. Drita – Flamurtari, e Gjilani – Trepça 89, priten të jenë dy nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje. Derbi pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në Suharekës në stadiumin e […]

Të dielën derbi në Suharekë, Ballkani ndaj Drenicës Foto: Ilustrim

Faza e tretë e kampionatit elitar të Superligës së Kosovës do të fillon këtë fundjavë.

Drita – Flamurtari, e Gjilani – Trepça 89, priten të jenë dy nga ndeshjet më interesante të kësaj xhiroje.

Derbi pritet të jetë edhe ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës, ku kjo ndeshje do të zhvillohet në Suharekës në stadiumin e qytetit me fillim prej orës 14:00.

Kurse, interesant pritet të jetë edhe ndeshja Prishtina – Ferizaj, që vetëm dy xhiro më parë dhurojë pesë gola në ‘Fadil Vokrri’.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, do të fillojnë nga ora 14:00, përjashtim të asaj në kryeqytet në mes të Prishtinës dhe Ferizajt, që fillon nga ora 17:00.

Orari për xhiron e 23-të të Superligës

E shtune

Drita – Flamurtari 14:00
Feronikeli – Vushtrria 14:00
Llapi – Dukagjini 14:00

E diel

Gjilani – Trepça ’89 14:00
Ballkani – Drenica 14:00
Prishtina – Ferizaj 17:00.