Talenti nga Kosova ftohet nga kombëtarja e Austrisë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës 2022

16.03.2021

Talenti me prejardhje nga Kosova është ftuar nga kombëtarja e Austrisë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës 2022. Kombëtarja e Austrisë sot ka publikuar listën për ndeshjet e muajit mars, ku do të luajnë ndaj Skocisë dhe Ishujve Faroe, derisa një miqësore do ta luajë me Danimarkën. 25 vjeçari me prejardhje nga Mitrovica, do […]

Talenti nga Kosova ftohet nga kombëtarja e Austrisë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës 2022 Foto: Ilustrim

Talenti me prejardhje nga Kosova është ftuar nga kombëtarja e Austrisë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja e Austrisë sot ka publikuar listën për ndeshjet e muajit mars, ku do të luajnë ndaj Skocisë dhe Ishujve Faroe, derisa një miqësore do ta luajë me Danimarkën.

25 vjeçari me prejardhje nga Mitrovica, do të jetë pjesë e Austrisë për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Botës 2022, duke e marrë parasysh formën e lojtarit është një humbje e madhe për Kosovën.