Takimet çerekfinale pritet të dhurojnë spektakël në Suharekë
Të mërkurën (nesër) fillojnë çerekfinalet në Final 8 Kupën e Kosovës, takime të cilat do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Suharekë. Në fakt, ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, takim gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Parë. Takimi i parë çerekfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, dy […]
Të mërkurën (nesër) fillojnë çerekfinalet në Final 8 Kupën e Kosovës, takime të cilat do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
Në fakt, ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Istogut dhe RC Cola Dritës, takim gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Parë.
Takimi i parë çerekfinal është ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, dy skuadra që e duan trofeun e çmuar në basketbollin e Kosovës. Vreshtarët së fundi janë përforcuar me Altin Morinën dhe Arian Qallakun, kurse rikthimi i Drilon Hajrizit ka ringjallur mitrovicasit që kanë rritur edhe ambiciet në këtë edicion.
Pas kësaj ndeshje do të bëhet edhe hapja solemne me një ceremoni të organizuar.
Sfida e dytë çerekfinale do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit janë përforcuar me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratit, duke pasur një ekip shumë të komponuar, kurse Bashkimi gjithmonë ka aspirata të mëdha.
Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen në gjysmëfinale. Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “13 Qershori” në Therandë, ku do të zhvillohen të gjitha takimet e Final 8.
Orari
E mërkurë
13:00 Istogu – RC Cola Drita
16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça
18:30 Hapja solemne
19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkimi